Opozita dogji shkollën, Rudina Hajdari bën veprimin e papritur

maxresdefault-4.jpg

Deputetja e opozitës së re në Parlament Rudina Hajdari nuk është pajtuar aspak me gjestin e militantëve të Partisë Demokratike të cilët dogjën shkollën në Shkodër dhe u përplasën me policinë.

Përmes një statusi në Facebook, Hajdari shkruan se rrogën e saj mujore do ta dhurojë për riparimin e shkollës.

Statusi i Rudina Hajdarit: Të dashur demokratë,

Djegia e shkollave në Shkodrën e kulturës dhe traditave ishte një traumë kombëtare dhe dhunë anti-shqiptare.

Për këto arsye vendosa sot që pagën (rrogën) mujore t’a dhuroj për riparimin e dritareve të shkollës që u dogj dje në këtë qytet nga ata që nuk janë as demokrat dhe as socialist por thjesht servil të kryetarit dhe shpresojnë që në të ardhmen të shpërblehen me parimin: “Kush djeg dhe shkatërron më shumë bëhet drejtor ose doganier”

Le të jetë paga ime fillimi i një fushate ndërgjegjësimi nga çdo shqiptar që kërkon një Shqipëri si Europa.

Me respekt,

Rudina A. Hajdari

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303