fbpx

“Opozita duhet të organizojë protesta”. Biberaj i prerë: Duhet aksion, s’ka rrugë tjetër

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Aleksandër Biberaj deklaroi se opozita duhet të organizojë protesta dhe të marrë përgjegjësitë që i takojnë dhe jo të mbështesë protestat që organizohen nga grupe të caktuara të shoqërisë.

 “S´mund të thotë opozita do të mbështesim protestat, por duhet të organizojë. Kjo është rruga e vetme, duhet aksion, pasi s´ka rrugë tjetër, ose një popull në burg dhe gjysma jashtë, ose duhet të protestojmë”, tha Biberaj.

Në vijim ai tha se ajo që ndodhi me Teatrin tregon se kemi të bëjmë me një bandë kriminale, pasi nuk mund të shkosh atje ku janë një grup artistësh dhe qytetarësh me forca policore me kapuç dhe armë dhe të ndërhysh forcërisht, ti dhunosh.

 “Siç duket ndjehen komodë me rrogat e tyre të larta. Atëherë duhet të ketë një reagim popullor, për të cilin opozita duhet të marrë përgjegjësitë. Mendoj se nuk mundet që një opozitë në një situatë të tillë, kur gjithçka ka rënë, të thotë se do mbështes protestat e artistëve, apo të grupeve të tjera”, tha Biberaj. Sipas tij, tërheqja e opozitës nga aksionet opozitare na ka kushtuar të gjithëve.