35.5 C
Tirana
E martë, 16 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Opozita e bashkuar: S’do ketë dhunë

spot_img

Opozita e bashkuar ka dalë me një reagim të përbashkët pas deklaratave të kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi lidhur me protestën e nesërme dhe skenarët e dhunës.

Opozita deklaron se nëse ka një skenar dhune, ai gjendet në zyrën e kryeministrit Edi Rama dhe se mes protestuesve nuk ka kriminelë. Opozita thotë se koha e kërcënimit të shqiptarëve ka ikur dhe se Rama nuk e ndryshon dot axhendën e popullit.

Deklarata e Opozitës së Bashkuar: Opozita e Bashkuar dënon më forcë deklaratën e Policisë Politike dhe të Ministrit të fundit të Brendshëm të diktaturës komuniste për nxitjen e dhunës nga opozita në protestën e së enjtes para Kuvendit të Shqipërisë. Nëse ka një skenar dhune apo sulmi ndaj institucioneve, ky skenar gjendet në zyrën e Edi Ramës.

Të tilla thirrje nga Policia Politike e Edi Ramës janë të dala boje. Protesta e 16 Shkurtit provoi se mes protestuesve nuk ka kriminelë.

Opozita e Bashkuar njofton bandën në krye të qeverisë, Kuvendit dhe të Policisë se koha e kërcënimit të shqiptarëve ka ikur!

Edi Rama mund të ndryshojë axhendën e Parlamentit “339”, mund të arratiset vetë nga Tirana, por është i pafuqishëm të ndryshojë axhendën e popullit!

Sovrani do të ushtrojë nesër të drejtat e tij, në orën 10.00 para Parlamentit, i cili nuk duhet të mbetet peng i krimit dhe korrupsionit, por t’u kthehet sa më shpejt Shqipërisë dhe shqiptarëve./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat