fbpx

Opozita e “ndarë”, Kryemadhi nderon dëshmorët më 29 Nëntor

kryemadhi-2.jpg

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, ka zgjedhur që 74-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, ta përkujtojë sot, më 29 nëntor, ashtu si maxhoranca.

Kryemadhi dhe grupi i LSI-së zgjodhën një tjetër orë nga ajo e homazheve që mbajtën krerët e shtetit.

Pasi vendosi kurorë me lule në “Varrezat e Dëshmorëve”, Kryemadhi dha edhe një mesazh të qartë; nderimin dhe kujtimin e të gjithë djemve dhe vajzave që dhanë jetën për lirinë e Atdheut.

Do doja që në emër të LSI, nëpërmjet këtij ceremoniali, ku vendosim kurorat çdo vit, respektojmë dhe të nderojmë dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, të gjithë ata djem dhe vajza që sakrifikuan jetën e tyre për çlirimin e tyre, për  ta renditur Shqipërinë si një vend fitues, në luftën kundër nazifashizmit. Nderimi ynë ndaj këtyre djemve dhe vajzave është më e pakta që mund të bëjmë për  ta sepse ata janë të cilët i dhanë çdo gjë Atdheut të tyre dhe nuk i morën asgjë. Prandaj nderimi i LSI-së për ta do të jetë pafundësisht, jo vetëm thjesht  në një ditë ceremoniale por do të jetë pafundësisht duke i kujtuar ata, duke i vlerësuar ata dhe duke i vendosur ata në historinë e shqiptarëve, të cilët e kanë të domosdoshme për t’jua kujtuar herë pas here, sepse ka pasur me qindra dhe me mijëra vajza, të rinj e të reja që kanë dhënë jetën për çlirimin e Shqipërisë. I kanë dhënë Shqipërisë dhe nuk i kanë marrë asgjë asaj”, u shpreh Kryemadhi.

Kujtojmë se debati për Festën e Çlirimit mbetet ende i ndezur në politikën shqiptare, ku e djathta ndjek të njëjtin model si gjatë mandatit të saj të parë qeverisës, kur ndryshoi datën e kësaj feste, nga 29 Nëntori më 28 Nëntor, pasi sipas saj, kjo e fundit ishte zgjedhur nga regjimi komunist duke falsifikuar historinë. Por, 29 Nëntori e fitoi sërish statusin e Ditës së Çlirimit kur e majta erdhi në pushtet, në verën e vitit 1997, kur me një ligj të posaçëm u kthye në festë zyrtare.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *