Opozita e re/ Ç’po kurdisin Patozi dhe Rudina Hajdari

Capture-47.jpg

Pasi shprehu mbështetjen publike përmes qëndrimeve të tij në rrjete sociale, Astrit Patozi ka ndërmarrë një tjetër hap. Tre ditë më parë ai është takuar me deputeten Rudina Hajdari, e cila dje formoi edhe grupin e saj parlamentar në përbërje të cilit është dhe deputeti Myslim Murrizi. Patozi është fotografuar duke konsumuar një kafe me Hajdarin në një nga lokalet e Tiranës.

Nuk dihet nëse se nisma e Hajdarit për tu vënë në krye të grupit parlamentar dhe me siglën e PD-së ka qenë një këshillë e Patozit, i cili gjithashtu e ka mbajtur më herët këtë pozicion. Sikundër nuk dihet nëse pjesë e diskutimeve mes tyre ka qenë edhe mundësia e krijimit të një partie  të re.

Një ditë më parë deputetja Hajdari deklaroi në Kuvend se deputetët e opozitës nuk do të bojkotojnë  zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303