fbpx

Opozita kërkon dorëheqjen e Zaev/ Si u zhduk ish-drejtori i DSK-së para syve të policisë?

Screenshot_4-11.png

Ndodhi ajo që pritej. Ish-kreu i shërbimit sekret të Maqedonisë Sasho Mijalkov është arratisur. Dje autoritetet maqedonase lëshuan një fletë-arresti duke iu trembur faktit që Mijalkov mund të arratisej pak orë para dhënies së vendimit.Gjatë kontrollit që është bërë, ai nuk është gjetur askund duke u zhdukur pa gjurmë. Kjo ka sjellë reagimin e fortë të partive në Maqedoni, teksa opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, Zaev.Por, si u zhduk ish-drejtori i DSK-së para syve të policisë? Prokurorët Lençe Ristovska dhe Trajçe Pelivanov të premten informuan Ministrinë e Brendshme se gjykimi ka mbaruar dhe se ka ngelur vetëm shqiptimi i vendimit. Pas informacioneve se mund të arratisej prokuroria lëshoi fletë arrestin.

Deri në orën 18:45 pasditen e djeshme, prokuroria ka pasur informata se Mijallkov nuk ka ikur, shkruan Alsat. Por pas orës 21:47 është zhdukur. Prokuroria dyshon se Mijallkov kishte ndihmës dhe e dinte se ndaj tij kishte masë paraburgimi dhe se ai po ndiqet nga policia. Procesi gjyqësor për “Target-Fortesa” ku ai akuzohet ka filluar me 22 dhjetor të vitit 2017 dhe tani pritej vendimi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303