fbpx

Opozita shpërthen në Kuvend, akuza të forta ndaj Taulant Ballës: Bleve disa nga deputetët tanë

opoz.jpg

Deputetët e opozitës, Andi Përmeti, Halit Valteri dhe Ralf Gjoni kanë akuzuar kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Ballën se ka blerë disa nga deputetët e opozitës, prandaj koha sipas tyre, duhet ndarë me emra të përveçëm deputetësh. Ndërkaq, ata theksuan se në Konferencën e Kryetarëve është ndarë në mënyrë të padrejtë koha e fjalës për mazhorancës, dhe opozitën, të cilës i është lënë vetëm 15 minuta përballë 90 minuta të shumicës.

Andi Përmeti: Është në shkelje të nenit 48 pika 3 e rregullores. Është hera e dytë që vidhet koha e opozitës dhe i jepet mazhorancës. 95 minuta mazhoranca, 25 minuta opozita. Edhe Pandeli Majko ka guxuar të votojë kundër mazhorancës, dhe këta nuk kanë ngritur një herë kartonin kundër nga ai që ngre Taulant Balla. O do bëjmë opozitës, o teatër, të flasin ata deputetë të opozitës dhe jo ata që i thurin lavde Edi Ramës.

Halit Valteri: Të njëjtin shqetësim kam edhe unë. Për çfarë duhet të flasë 95 minuta mazhoranca, çfarë ka për të mbrojtur. Për çfarë ne kemi vetëm 15 minuta, se ti the shumë 25. E di që u shqetësove zoti balla, ne kemi vetëm fjalën në këtë parlament. As nuk iu ndalim dot, se i ke blerë 15 deputetë këtu, se ia çoni me ëhatapp, dhe votojnë, në komision i kalojnë ligjet siç i doni ju. Ose na thoni të ikim nga ai parlament e na thoni të ikim ku kanë dalë ata të parët, por menduam të sillnim diçka ndryshe.

Ralf Gjoni: I bashkëngjitem shqetësimit të kolegëve dhe dua t’u kërkoj me dashamirësi që vendimi i marrë në konferencën e kryetarëve për të ndarë kohën e diskutimeve nuk është zbatuar gjatë seancës së fundit. Koha iu dha kryeministrit. Unë nuk mendoj që në kushtet aktuale të cilësisë së këtij parlamenti, të grupeve parlamentare, koha të ndahet mes grupeve parlamentare. Koha duhet ndarë mes deputetëve, si deputetë, dhe jo si anëtarë të ndonjë grupi parlamentar, qoftë fake, që krijohen me urdhra të mazhorancës.

Ne kemi çështje jetike për shqiptarët për të diskutuar, dhe ne na mohohet e drejta e fjalës. Unë druaj se cilësia e jetës parlamentare po cenohet rëndë. Ju ftoj ta rishikoni këtë vendim dhe të ndahet koha në mënyrë më proporcionale. Nëse mazhoranca nuk do të ketë opozitës, do të ketë lëpirësa, dhe good luck, vazhdoni parlamentin me lëpirësat tuaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303