Opozita turke: Rrezikohet të dëmtohet siguria e votave

download-73.jpg

Kreu i Partisë Republikane Popullore (CHP) të Turqisë tha të hënën se Bordi i Lartë Zgjedhor, i cili ka rënë dakord për një rinumërim të pjesshëm të votave në Stamboll, ka hyrë në një proces që dëmton sigurinë e kutive të votimit.

Partia AK e Presidentit Tayyip Erdogan kërkoi të dielën rinumërimin e të gjitha votave në Stamboll pasi kandidati i saj për kryetar komune kishte humbur me një diferencë të vogël më 31 mars. Një rinumërim i votave të pavlefshme në disa rrethe të Stambollit ka ngushtuar rezultatin por nuk e mbylli hendekun mes dy kandidatëve.

Kemal Kilicdaroglu i CHP tha se gjyqtarët e bordit duhet të jenë të paanshëm dhe se një rinumërim i plotë nevojitet për një justifikim të arsyeshëm.

Ai shtoi se me 92,3 përqind të rinumërimeve të pjesshme të përfunduara në Stamboll, kandidati i partisë së tij, Ekrem Imamoglu, kryeson me një diferencë prej 15,722 votash. Qyteti ka rreth 15 milionë njerëz./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303