Oprah Winfrey dhuron 10 milionë dollarë në luftën kundër Covid-19

oprah_winfrey.jpg

Prezantuesja e famshme Oprah Winfrey njoftoi se do të dhurojë 10 milion dollarë për të mbështetur njerëzit dhe qytetet në të gjithë vendin.

“Unë po dhuroj 10 milion dollarë në përgjithësi për të ndihmuar amerikanët gjatë kësaj pandemie në qytete në të gjithë vendin dhe në zonat ku jam rritur”, shkroi Oprah në Twitter të enjten.

“Për më shumë rreth këtij Fondi dhe si mund të jeni të gjithë në shërbim, shikoni këtë bisedë falas në AppleTV + këtu”, shtoi ajo së bashku me një link të serisë së saj të bisedave për COVID-19 në Apple TV +.

Oprah tha që ajo do të dhurojë një milion dollarë në Fondin e Ushqimit të Amerikës, qëllimi i të cilit është të sigurohet që të gjithë të kenë  ushqim.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303