Ngrohja globale po ndryshon ngjyrën e detit duke e bërë atë më të kaltër ose të gjelbër, paralajmërojnë shkencëtarët.
Sipas hulumtuesve, fitoplanktonet të njohura edhe si alga, po intensifikojnë ngjyrën blu dhe të gjelbër të oqeaneve të botës.
Kjo do të ndryshojë dukshëm hijen e gjysmës së oqeaneve deri në fund të shekullit, thonë ekspertët.
Hulumtuesit paralajmërojnë se nëse vazhdohet me këtë ritëm, atëherë shumica e ujërave që mban planeti jonë do të bëhen më blu ose dhe më të gjelbër deri në vitin 2100.
“Në fakt, temperatura më e lartë ndryshon madhësinë dhe speciet e algave të vogla që jetojnë në sipërfaqen e oqeaneve, duke përcaktuar ngjyrën e tyre”, lajmërojnë studiuesit nga ‘Massachusetts Institute of Technology’./real-news.tv

