fbpx

Oqeanin me problemet e Trump, “trashëgohen” nga Biden

fee6bb1c2722c105488e9cdb01bac967_L.jpg

 

Ekipi i ri i sigurisë kombëtare i presidentit Joe Biden së shpejti “do të notojë” në një oqean problemesh. Bota është në shumë mënyra një vend më i rrezikshëm që kur Donald Trump fitoi presidencën në 2016.

Programi bërthamor i Koresë së Veriut  është një ndër problemet kryesore pavarësisht nga të gjitha “letrat e dashurisë” që Trump ka shkëmbyer me diktatorin Kim Jong Un.

 

Talibanët janë nisur drejt Afganistanit, të impresionuar nga bisedimet e papërfillshme të administratës Trump për “paqen”. Veprimi i nxituar i Trump për të hequr  trupat amerikane në janar, disa ditë para inaugurimit, do të vendosin në pozitë të vështirë pasardhësin e tij, si në Afganistan dhe Irak.

Pas gjithë këtyre problemeve është edhe marrëveshja e prishur bërthamore e SHBA-së me Iranin. Katastrofa më e keqe humanitare në botë, në Jemen. Dhe sjellja ekspansioniste e Kinës, sulmi ndaj demokracisë në Hong Kong dhe abuzimet e të drejtave të njeriut kundër ujgurëve.

Ekziston edhe pandemia që sa vjen e përkeqësohet edhe më shumë. Dhe mbi gjithçka tjetër, qëndron kërcënimi për ndryshimet klimatike në të gjithë planetin.

 

Përkundër këtij sfondi të frikshëm, njerëzit që Biden ka zgjedhur të plotësojnë postet kryesore të sigurisë kombëtare dhe të politikës së jashtme pasqyrojnë dëshirën e tij për të rivendosur rendin dhe për të vlerësuar aftësitë dhe përvojën, transmeton abcnews.al

Antony Blinken, i zgjedhuri i Biden si sekretar i shtetit, është një demokrat i njohur që nga administrata e Obamës si zëvendës sekretar i shtetit dhe nënkryetari i sigurisë kombëtare. Ai është një diplomat inteligjent që mund të ndihmojë në rivendosjen e nderit në Departamentin e Shtetit, i cili kryesisht u vu në pikëpyetje gjatë mandateve të sekretarëve Rex Tillerson dhe Mike Pompeo.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303