“Ora 11:00, simbol i çmendjes së kryeministrit”, Vasili reagon ashpër ndaj Qeverisë

Vasilirama.jpg

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj vendimeve të fundit të Qeverisë në lidhje me lëshimet e grupeve të ndryshme nga karantina ndaj covid-19.

Vasili e quan “Komedi të zezë” fashën orare 11:00 të vendosur nga qeveria prej dy ditësh për të dalë për kategori të caktuara si të moshuarit dhe nënat me fëmijë deri në 19 vjeç.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook” Vasili nënvizon se shqiptarët janë shtrënguar me forcë të ndjekin pas një marrëzi të padëgjuar.

Postimi i plotë i z. Vasili

Coronavirusi para dhe pas ores 11.00 si komedi e zezë, “duatrokisni kryeministrin”!? Shqiptarët janë shtrenguar me force te ndjekin pas nje marrezi te padegjuar.

Te dalin deri ne oren 11.00.

Te dalin te moshuarit nga dy e nga dy, por me distance sociale 2 meter nga njeri tjetri, megjithse jetojne bashke ne nje shtepi 24 ore ne dite.

Te dalin nenat me femijet deri ne 10 vjeç, por jo baballaret me femije 11 vjeç.

Gjithshka e gjithshka vetem e vetem deri ne oren 11.00.

Pas kesaj ore coronavirusi zgjohet, del rrugeve dhe ben kerdine.

Kjo idiotesi s’ka asfare te beje as me karakteristikat e virusit dhe as me menyren e shperndarjes se tij.

Dalja me fasha orare krijon vetem grumbullime dhe dendesim te njerezve dhe epidemiologjikisht eshte ne favor te shperndarjes se coronavirusit dhe jo te pengimit te tij.

Ane e kend Europes masat kane pasur vetem nje qellim evitimin e dendesimit te njerezve, ndaj aktivitetet tregtare te ushqimeve dhe farmacite u lejuan te mbaheshin hapur per gjate gjithe dites. Ne Shqiperi ndodh e kunderta. Njera mase kufizimi eshte me e marrē se tjetra.

Ora 11.00 eshte simboli i çmendjes se kryeministrit dhe qeverise.

Ora 11.00 eshte simboli i shplarjes morale te te gjithe atyre teknicieneve, qe mbyllin gojen bile edhe duartrokasin keto modele idiote kufizimi anti shendet.

Testimet jane zgjidhja e vetme, qe orienton zgjidhjet,kufizimet logjike dhe prognozen e pandemise.

Mosberja kritike e testimeve dhe zevendesimi i tyre me masa kufizimi levizjeje antishkence te nje autokracie mendjeshkulur eshte krim ndaj shendetit te njerezve.

Çmenduria e ores 11.00 eshte vetem simptome e turbullimit mendor te kryeministrit, por me pasoja tronditese per shendetin publik.

Pasojat do ti ndjejme shume me te renda javet, qe vijne kur pandemia e semundjeve kronike te lena pasdore gjate izolimit te gjate antishkencor do te shpertheje ne menyre te paevitueshme; dhe mos harroni qe jane ato shkaktaret me te medhenj te vdekshmerise ne Shqiperi e ne bote.

Me siguri edhe kjo pandemi do te lihet ne meshire te fatit sikurse edhe coronavirusi.

Parimi i kryeministrit eshte “kush te rroje te rroje, kush te vdese te vdese, rendesi kane duartrokitjet”

Pra te nderuar qytetare vetem mos harroni te duartrokisni kryeministrin.

Duartrokisni shume dhe fort, qe te mos degjohen fare psheretimat e atyre qindra mijrave, qe kerkojne ndihme, qe jane pa shendet qe jane pa buke.

Duartrokisni, duartrokisni, duartrokisni…..!?

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303