Ora e Londrës e dëmtuar, flasin ekspertët

Big Ben, ora 177-vjeçare e Londrës, është dëmtuar më shumë sesa ishte menduar nga bombat gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore, kanë thënë ekspertët teksa shifrat e shpenzimeve për renovimin e saj po vazhdojnë të rriten.

Drejtori gjeneral i ndërtesës së parlamentit, Ian Ailles, ka thënë se renovimi i kullës ku gjendet ora po del të jetë proces më i vështirë sesa që ishte planifikuar.

Kulla është izoluar në tre vitet e fundit, meqë punëtorët janë duke rregulluar pjesët e dëmtuara të orës e cila peshon 12 ton.

Ata kanë zbuluar edhe probleme të tjera me orën, përfshirë dëmin e shkaktuar nga pluhuri dhe azbesti.

Kulla u ka mbijetuar bombardimeve, ndonëse kulmi i ishte dëmtuar në maj të vitit 1941.