Në mes të Times Square në New York, është shfaqur një panel i ndriçuar, që përditëson numrin e vdekjeve për shkak të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në panel shkruhet ‘Trump Death Clock’, ora e vdekjes së Trump.
Trump është kritikuar shpesh herë për mënyrën se si e ka menaxhuar pandemine e koronavirusit.
Vdekjet mund të evitoheshin me 60% nëse Shtëpia e Bardhë do të kishte marrë masa shtrënguese një javë përpara nga ajo që e bëri.