“Ore je oligark”, Rama kapet me banorin në Laç: Ore unë kam blerë tokën ti thua…

1574922764_edirama.jpg

Kryeministri Rama po përflitet ditët e fundit për ‘lajthitjet’ e tij në takimet me banorët e prekur nga tërmeti. Mëngjesin e sotëm ai takoi një banor të Laçit, të cilin e quajti ‘oligark’ dhe se të gjitha godinat e prekura do të rrafshohen.

Biseda e Ramës me banorin:

Edi Rama: Do prishen të gjitha, se je edhe oligark i madh ti

Banori: Unë s’jam oligark, unë jam pronar i godinës.

Edi Rama: Ore do t’i rrafshojmë të gjitha, ju do merrni atë që keni. Nuk bëhet ajo punë, prish një e lë një.

Banori: Po si do vejë puna, ne jemi me kredi.

Edi Rama: Ore do t’i prishim të gjitha, do t’i bëjmë lule…më shumë do marrësh mbrapsht, jo më pak.

Banori: Ore e kam blerë tokën që në kohë të Zogut.

Edi Rama: Unë ju them ju jeni oligarkë, ti thua jo. Ju jeni latifondistë.(pronar i madh tokash, pronar latifondi).

Banori: Nuk jam latifondist jam pronar dhe ish-pronar.

Edi Rama: Tërmeti nuk pyeti për pronarë, e ish-pronarë, demokratë e socialistë… tërmeti thotë libri i shenjtë (Kurani), vjen për të shkundur çik… të më shkundë mua jo ty s’ka gjë.

Rama është përplasur me një burrë, i cili gjatë vizitës së kryeministrit në Laç, i ka kërkuar punë për nusën. I moshuari shprehet se është socialist, dhe demokratët i quan ‘të qelbur’ teksa shton se i kanë hequr nusen nga puna.

Pjesë nga debati

Burri: Jam socialist, demokratët e qelbur më kanë hequr nusen nga puna…

Rama: Lëre këtë muhabet tani

Burri: Më ke djeg nusen, ma ke heq nga puna nusen dhe është në shtëpi

Rama: O zotëri të lutem shumë mbylle këtë muhabet, unë nuk heq njëri nga punë. Lëri këto, demokrat i qelbur, demorkat kështu e ashtu.

Burri: Është pa bukë, o kryeministër, është pa bukë! Ka fëmijë dhe ka ngelur pa puna

Rama: A ka mundësi ta mbyllësh tani? Ik e largohu na lër rehat. Lëri këto muhabet, unë po them nuk heq njeri nga puna e nuk fus njeri në punë. S’kam ardhur për nusen tënde këtu.

Burri: Po të them që është pa bukë

Rama: Nusja të dalë ta gjejë vetë punë, jo të dalë vjehrri të kërkojë punë për nusen

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303