Organizojnë ceremoni mortore, gjejnë belan (gjoba marramëndëse)

Screenshot_6-21.png

Pronarët e dy lokaleve në Krujë janë gjobitur me 1 milionë lekë secili pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Njoftohet se dy subjektet në fjalë kanë organizuar ceremoni mortore, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.Kështu, me masë administrative 1.000.000 lekë, u gjobit  K. V., pronar i subjektit në Fushë Krujë dhe B. B., pronar i subjektit në Nikël, Krujë.Po ashtu, në pranga është vënë edhe 29-vjeçari B. Xh., banues në fshatin Larushkë, Fushë Krujë pasi në banesën e tij policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu dhe municion luftarak.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303