fbpx

Organizuesi i sulmeve në Sri Lankë ka vdekur nga shpërthimi në hotel

is_21.jpg

Organizuesi i dyshuar i sulmeve të së dielës së Pashkëve në Sri Lanka është vrarë në sulme, tha presidenti Maithripala Sirisena.

Sirisina tha se Zahran Hashimi, një predikues radikal, vdiq në hotelin Shangri-La në kryeqytetin, Colombo.

Ai tha se Hashimi drejtoi sulmin në hotelin turistik të popullarizuar, i shoqëruar nga një bombardues i dytë i identifikuar si “Ilham”.

Të paktën 250 vetë vdiqën në valën e shpërthimeve të dielën, që në objektiv kishin kisha dhe hotele në Colombo.

Sirisena gjithashtu tha se shërbimet sekrete të Sri Lankës besonin se rreth 130 të dyshuar të lidhur me grupin e Shtetit Islamik (IS) ishin në vend dhe se policia po hetonte 70 vetë që ishin akoma të lirë./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303