fbpx

Ori Nebijaj rikthehet si autore dhe producente e emisionit të njohur

Moderatorja e njohur shqiptare, Oriela Nebijaj, ka zbuluar se do të rikthehet në emisionin veror “Pushime On Top” si producente dhe autore.

Lajmin e ka bërë publik vetë Ori nëpërmjet një postimi në Instagram.

Olsa Muhameti ka treguar se këtë vit ka vendosur të pushojë dhe stafeta i ka kaluar Orit, e cila do të jetë edhe autore edhe producente.

Ori do të rikthehet me udhëtimet e saj nëpër trojet shqiptare për të zbuluar destinacionet turistike më të bukura dhe herë pas here duke intervistuar personazhe publike.

Kush do të jetë krah saj? Këtë pritet ta zbulojmë së shpejti!