Oriola Marashi dhe Alketa Vejsiu paskan të njëjtin hall

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu  ka publikuar disa foto nga pushimet ku duket mjaft në formë teksa ekspozon këmbët elegante.

Por kjo pozë nuk ju ka pëlqyer të gjithë ndjekësve të saj.

Disa prej tyre e kanë akuzuar për photoshop.

“Ça të themi? Një prezantuesje serioze si shkon kjo veshje apo bravo ke gjithë ato shalë?”, i shkruan një ndjekëse

Alketa i kthen përgjigje menjëherë:

“Aman vetëm ti mos u mërzit. Unë në plazh do shkoj me golf ose triko leshi dhe me pantallona skish. Vetëm ti të jesh e lumtur”.

Ndërsa një tjetër shkruan:

“Se kuptoj pse e zgjat veten me Photoshop kot, sepse të kam parë dhe live dhe s’je ndonjë 2-metroshe … as e shkurtër nuk je por që dhe kaq sa i bën fotot jo e jo”.

E sërisht moderatorja nuk ka nguruar ti përgjigjet:

“Do t’i shkurtoj herës tjetër! Do dal pa këmbë fare në foto. Në jetë s’kam ç’t’i bëj. I kam 172 cm nga natyra, dhe 182 me taka”.

Por me sa duket të njëjtin problem e paska edhe modelja e njohur Oriola Marashi e cila e ka përkrahur Alketën duke e mbështetur se edhe ajo ka të njëjtin problem.

Të njëjtin hall kemi në vajzat me shalët e gjata”, i shkruan modelja duke treguar se ka hasur mjaft kritika për përdorimin e photoshop-it.

Nuk është çudi që vajzat të kenë të njëjtin problem pasi të dyja janë të gjata, Alketa Vejsiu është 1,72 cm e gjatë kurse Oriola është 1,82. /real-news.tv

Burimi: Instagram