fbpx

Oriola Marashi do të merret personalisht me këdo që nuk ngrihet në protestë tek sheshi për të miturën e përdhunuar

Në shenjë proteste për të gjitha ato vajza të reja që kanë humbur fëmijërinë si pasojë e abuzimeve seksuale apo dhunimeve fizike, më 4 qershor, ora 16:00 do të mbahet një marshim paqësor te sheshi “Nënë Tereza”.

Modelja Oriola Marashi i ka paralajmëruar të gjithë ata që nuk do të ngrihen në shesh për të drejtat e popullit të tyre se do të merret personalisht me ta.

Oriola e ka marrë seriozisht këtë çështje dhe kërkon që kushdo ta marrë në këtë mënyrë.

“Me datë 4 do ta shohim sa do të ngriheni për popullin tuaj! Ishalla nuk vini, edhe kush ka fol gam gam, do i kthehet në ham ham personalisht!”- shkruan ajo.