fbpx

Oriola Marashi hap sfilatën e markës së famshme: Ndihem e nderuar

Modelja e njohur shqiptare Oriola Marashi ka lidhur një kontratë me markën më të njohur të veshjeve dhe aksesorëve “Guess”.

Së fundmi modelja shqiptare ka pasur nderin të hapë sfilatën e “Guess” .

Oriola ka ndarë në Instagram disa video duke u përgatitur nga grimierët për spektaklin, ndërkohë që ajo nuk ka ngurruar të shkëpusë disa çaste nga momentet parapërgatitore.

Duke hapur shfaqjen, ndihem e nderuar. Në dashuri me ‘look-un’ tim të parë. I dua veshjet e mia”, ka shkruar Oriola përkrah videove.