Oriola Marashi në pasarelat e markës së njohur

Modelja shqiptare Oriola Marashi duket se po arrin majat në karrierën e saj.

Së fundmi modelja ka sfiluar për një nga markat e njohura, atë të firmës ‘Guess’.

Lajmin e bëri të ditur fotografi i talentuar shqiptar Endrit Mërtiri, i cili e ka përkrahur modelen shqiptare.

Endriti ka postuar disa foto e video nga pasarela teksa Oriola shfaqet e veshur me të bardha.

 

Shfaqja është mbajtur në Barcelonë, aty ku kanë sfiluar modelet më të famshme dhe po ashtu kanë qenë prezentë shumë personazhe të njohur publikë.

 

/Real-news.tv

Burimi:Instagram