fbpx

Oriola Marashit “nuk i bëhet vonë” për policinë, pas telasheve poston foton e ‘nxehtë’ nga vaska

marashi-1.jpg

Modelja Orialola Marashi, ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes me veprimet e saj si edhe me format e saj të trupit.

Mbrëmjen e të shtunës së kaluar, Marashi pati një situatë të pakëndshme me policinë, pasi në makinën e saj u gjend një sasi e vogël hashashi.

Por mesa duket ajo është e pashqetësuar dhe në postimet e saj nuk ka asnjë reagim për sa është përfolur në media.

Së fundmi, Oriola ka publikuar në Instastory foto, ku duket se ka nisur stërvitjen në palestër dhe një foto nga vaska nga e cila tregon këmbët.

Modelja tashmë do të përballet me organet e drejtësisë, pasi do të jetë Prokuroria e Tiranës që do të vendosë nëse çështja do të pushohet apo do të dërgohet në Gjykatë.

Pas verifikimeve paraprake, Oriola Marashi u la e lirë, por ndaj saj nisi procedim penal dhe materialet mësohet se janë referuar në Prokurorinë e Tiranës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303