Orlando Bloom dhe Katy Perry tregojnë sekretin e një lidhje në distancë

Shumë çifte në një moment të jetës së tyre duhet të mbajnë lidhje në distancë. Kjo gjë ndodh për shkak të vendbanimit, punës apo çështje të tjera familjare.

Për këto arsye çifteve u duhet të qëndrojnë larg njëri tjetrit për një kohë.

Dhe po, është vështirë sa më s’ka që të mos e kesh personin e zemrës afër!

Por si mbahet një lidhje në distancë gjallë?

Aktori Orlando Bloom dhe këngëtarja Katy Perry, u fejuan në Shkurt të këtij viti, ndërsa për shkak të agjendave të tyre të stërngarkuara, ata jo gjithmonë jetojnë në të njëjtin qytet!

“Kjo është pjesë e punës apo jo? Duhet t’i rregulloni gjërat bashkë dhe të krijoni ndjenjën e besimit dhe të sigurisë në mënyrë që të kaloni kohë ndarazi dhe të bëni gjithçka që keni nevojë, e sërish të ndjeheni të lodhur për atë person”, ka thënë Orlando për revistën People, kur u pyet se si e bën një romancë në distancë të funksionojë!