fbpx

Ortek në Norvegji, 4 turistë të zhdukur

avalanche.jpg

Policia norvegjeze njoftoi se katër turistë nga Suedia dhe Finlanda konsiderohen ende të zhdukur, pas ortekut të borës që ra të mërkurën në pjesën e Arktikut të Norvegjisë.

Kushtet e motit nuk i lejonin ekipet e shpëtimit të vazhdonin kërkimin, edhe pse kërkimi ende nuk është anuluar.

“Masa e borës është e madhe. Ekziston një rrezik i madh për një ortek të ri dhe në këtë zonë ka një stuhi të vogël “, tha shefi i policisë së Tromse, Astrid Elisabeth Nilsen në një konferencë shtypi.

Gjurmë të skijimit janë vërejtur në drejtim të ortekëve, por jo edhe jashtë tij. Policia dyshon se katër skiatorët janë zënë nga orteku./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *