fbpx

Osasuna befason Barçën, kampionët ngecin sërish

Start i sezonit aspak i mirë për Barcelonën, me kampionët e Spanjës që kanë marrë vetëm 4 pikë nga 9 të mundshmet, duke koleksinuar një fitore, një barazim dhe një humbje në javën e parë ndaj Bilbaos. Në sfidën e luajtur në Pamplona, Osasuna vendëse bën rezistencë të fortë dhe shkëput një barazim 2-2 ndaj katalanasve të fortë, të cilët më shumë sesa mnugesat e Mesit dhe Suarezit në sulm, vuajnë defeketet në prapavijë.

Sfida çelet nga goli i shkëlqyer i Torresit, që në minutën e 7-të realizon në diagonale duke lënë të pashpresë Ter Shtegenin. Barcelona nis ta marrë lojën në kontroll dhe shpërthen në pjesën e dytë, ku barazon me golin e 16-vjeçarit Fati në të 51-ën, përpara se Artur ta çojë takimin në 2-1 në të 63-tën. Pavarësisht raste për shënim të katalanasve, golin e gjejnë vendësit, kur Torres barazon nga pika e bardhë e penalltisë në të 81-ën.