fbpx

OSBE: Në Shqipëri blihen votat

foto-per-media2.jpg

Më në fund OSBE ka pranuar se zgjedhjet në Shqipëri janë blerë.

Zëvendësambasadori Robert Wilton tha nga Shkodra se ky është një fenomen i konstatuar te disa parti politike, por që nuk ndikon në rezultat.

Megjithëse vendi është futur në një krizë të rëndë politike, Wilton shprehet se skandalet në Shqipëri janë si ato të vendeve evropiane.

Ka patur probleme me shitblerjen e votës? Po. A mund të ndryshonin këto rezultatin e zgjedhjeve? Jo. A është vetëm një subjekt me këto probleme? Jo. Votuesit kanë patur mundësi për të shprehur zgjedhjen e tyre, pasi e kanë vetë në dorë. Ndoshta për dikë 50 lek janë mjaftueshëm, por nuk i blen vetëm një subjekt. Gjatë protestës së të shtunës opozita ishte vetë përgjegjëse. Unë kritikoj përgjegjësit. Janë të njëjtë me Europën Perëndimore, SHBA etj. Kur shoh diçka të keqe në Shqipëri mund të them që 3 herë me të keqe e shoh në Angli. Dallimi është retorika politike në Shqipëri ka arritur jashtë realiteti. Politikanët këtu i thonë njëri-tjetrit gjëra që do i rrezikonin lirinë si vepër penale. Drejtësia dhe media nuk po ofron mbrojtje.“, shprehet Wilton. Ai shtoi se në Shqipëri mjafton të ruhet stabiliteti./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303