OSBE nis hetimet ndaj ambasadorit Borchardt, u tregoi shqiptarëve gishtin e mesit

Zyra qendrore e OSBE-së i ka kthyer përgjigje një prej banoreve të Astirit lidhur me incidentin që ndodhi me ambasadorin Borchardt pak ditë më parë në Tiranë, i cili u tregoi gishtin e mesit qytetarëve.

Përveç se e konsideron gjestin e ambasadorit të pahijshëm, zyra qendrore e OSBE-së shprehet se ndaj tij ka nisur një hetim i brendshëm, për të cilin momentalisht nuk mund të jepen detaje të tjera.

Duket se për ambasadorin do të ketë një tërheqje vëmendje, pavarësisht se OSBE vlerëson punën e bërë prej tij në vendin tonë.