31.5 C
Tirana
E premte, 12 Korrik, 2024

TË FUNDIT

OSBE: Zgjedhjet në rrezik

spot_img

OSBE në Shqipëri ka reaguar në lidhje me dorëzimet e propozimit të komisionerëve në KQZ, ku deri më tani vetëm Partia Socialiste i është bindur thirrjes dhe apelit të bërë. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, OSBE i bën thirrje partive politike që të dorëzojnë listën me emrat e KZAZ, në të kundërt zgjedhjet do vihen në rrezik.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i bashkohet thirrjes së KQZ-së drejtuar partive politike për të propozuar komisionerë për Zonat e Administrimit Zgjedhor. Vonesat në propozimin e komisionerëve pengojnë trajnimin e tyre të rregullt dhe, si pasojë, vënë në rrezik zhvillimin e procesit zgjedhor në përputhje me standardet ndërkombëtare. Zgjedhjet janë e vetmja rrugë për të ardhur në pushtet dhe partitë politike janë përgjegjëse për besueshmërinë e zgjedhjeve në sytë e zgjedhësve shqiptarë”, shkruhet në njoftim./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat