Pa drita nga shirat, ja qytetet në errësirë

Moti i keq dhe shirat e rrëmbyeshëm kanë lënë pa energji elektrike shumë qytete të Shqipërisë.

Prej orësh, Berati dhe Divjaka janë zhytur në errësirë.

Raportohet se shumë linja elektrike janë dëmtuar nga shirat e shumtë, ku punonjësit po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike.

Qytete të tjera të zhytura në errësirë janë: Shkodra, Lezha, Burreli dhe Durrësi./real-news.tv