fbpx

FOTO / Pa grim dhe pa filtra, ja si duket Rudina Dembacaj

auto_auto_30-615831507141583222427.jpg

Për shkak të profesionit të saj, Rudina Dembacaj është e detyruar që gjithmonë të mbajë make up.

Në daljet e saj publike ajo shfaqet e kuruar me grim skenik dhe rrallë ndodh ta shohim natyrale.

Megjithatë, për të gjithë kuriozët, tani është koha ta shihni.

Vetë aktorja ka publikuar në Instastory një foto ku shfaqet pa pikë grimi në fytyrë dhe pa filtra.

Kujtojmë se kohët e fundit Rudina është kthyer në një personazh shumë të komentuar në media për shkak të lidhjes së saj me Mark Frrokun.

Në fillim të këtij viti ajo konfirmoi lidhjen e re dhe të shumtë ishin ata që e kundërshtuan.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303