fbpx

Pa hezituar, Butrint Imeri zbulon emrin e vajzës së cilës i ka kushtuar këngën ‘Xhanëm’ (VIDEO)

auto_buta1566914651.png

Mes të ftuarve në puntatën e fundit në “Shiko kush luan”ishin edhe Butrint Imeri dhe Ylli Limani, të cilët nuk kishin si t’u shpëtonin pyetjeve rreth jetës private. Kjo është ndër çështjet për të cilat publiku ka më shumë interes, por si Butrinti, ashtu edhe Ylli e mbajnë jetën private larg vëmendjes së mediave. Dje, ata janë vendosur përballë një pyetjeje të vështirë, pasi u është kërkuar të rrëfejnë se cilat prej këngëve të tyre kanë qenë dedikim dhe kujt i janë kushtuar.

I pari është përgjigjur Ylli, i cili ka treguar se kënga që ka qenë dedikim është “Nuk po kalojka”, por nuk ka preferuar të zbulojë emrin e personit që i është dedikuar. Në ndryshim nga Ylli, Butrinti dëshironte t’i shpëtonte dënimit dhe u është përgjigjur të dyja pyetjeve.

Ai ka rrëfyer se kënga “Xhanëm” është dedikim për një vajzë të quajtur Demet, e cila nuk është shqiptare.

Prej kohësh Butrinti përflitet të jetë në një lidhje me Kiara Titon, por asnjëri nuk ka pranuar të ketë më shumë se shoqëri mes tyre.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303