fbpx

Pa iu trembur ligjit! Agjencia e Posaçme ngre reklamën në mes të Fierit: Heqim ekspulse në zonën Shengen, kemi avokat italian

0C793B12-8A8F-46E9-8014-B496DBE9700C.jpeg

Një agjenci e posaçme e drejtuar nga një avokat që pretendon se heq eksplulset e vëna nga shtete të zonës Shengen ka vënë një tabelë mjaft të dukshme në qytetin e Fierit. Pavarësisht paligjshmërisë që zhvillohet brenda këtyre zyrave me anë të burokracive, personi në fjalë, një avokat Italian, ka vënë dhe numrin e telefonit për çdo qytetar që është i interesuar të heqë ekspulsin.

Fotoja është publikuar nga gazetarja Fatjona Mejdini.

“Shume e kenaqur me zhvillimet ne Fier…Tashme heqja e ekspulseve qenka institucionalizuar dhe ngritur nje Agjenci e posacme per kete ceshtje,”- shkruan Mejdini krah fotove.

Por si funksionon vërtet heqja e ekspulseve?

Heqja e dëbimit (ekspulsit) nuk bëhet automatikisht pas përfundimit të afatit të përcaktuar në të nga shteti që ju ka dëbuar. Për heqjen e tij, duhet t’i drejtoheni autoriteteve të shtetit që ka lëshuar urdhër dëbimin (ekspulsin) nëpërmjet Përfaqësive Diplomatike të këtij shteti në Tiranë. Por, për këtë gjë, duhet të prisni që të përfundojë afati. Kërkesa për heqjen e ekspulsit më herët se sa periudha e vënë bëhet kur ka kaluar të paktën gjysma e saj dhe sërish veprohet përmes përfaqësisë diplomatike.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303