fbpx

“Pa kërcënime dhe kanosje”/ Ambasada e SHBA mbron fort SPAK dhe policinë

Nëpërmjet një deklarate të posaçme, ambasada e SHBA ka shprehur edhe një herë mbështetjen për punën e Policisë së Shtetit, SPAK dhe organeve të drejtësisë.

“Ambasada e SHBA-së mbështet me forcë punën e pavarur dhe profesionale të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut. Profesionistët e sistemit të drejtësisë – oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit – duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehur.

Ka ardhur koha që të lejohen të kryejnë detyrat e tyre dhe të mbështeten përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar. Kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë, dhe të ecin përpara drejt integrimit në BE”, thuhet në reagimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes përfaqësisë së saj në Tiranë.