Pa mjekime, foshnja shërohet nga Koronavirusi

Një foshnje 17-ditëshe, e lindur në Wahan nga një nënë e cila ishte e infektuar me koronavirus, është shëruar plotësisht.

Lajmi i mirë u raportua nga mediat shtetërore kineze, të cilat sqaruan se foshnja u shërua plotësisht pa ndihmën e mjekimeve duke u bërë kështu pacienti më i ri në botë që kalon sëmundjen.

Ajo ishte transferuar në Pediatrinë e Wuhanit që prej ditës që lindi dhe pak më vonë u zbulua se ishte bartëse e virusit. Përpos infeksionit në sistemin e frymëmarrjes, foshnja kishte dhe një problem kardiak.

“Ajo nuk kollitej dhe nuk kishte temperaturë, kështu që i dhamë ilaçe vetëm për problemin në zemër. Ajo u lejua të largohej nga spitali pasi tre testime rresht rezultuan negative. Duke qëndruar këtu ajo madje u rrit dhe shtoi në peshë”, tha drejtori i departamentit të të porsalindurve, Zeng Lingkong, për televizionin kinez CCTV.