fbpx

““Pa paranë dhe krushqinë nuk…”. Rama zbardh prapaskenat për punësimet në administratë

Corona-Virus-Albanien-Edi-Rama-1.jpeg.jpg

Albania's Prime Minister Edi Rama waits before a meeting of the EU-Western Balkans Summit at the EU headquarters in Brussels Belgium February 16, 2020. Aris Oikonomou/Pool via REUTERS REFILE - CORRECTING COUNTRY

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Konferencën e Nivelit të Lartë Antikorrupsion theksoi se nuk mund të krahasohet dot korrupsioni që “lulëzonte” dje në Shqipëri dhe situata që jetojmë sot.

“Dje dhe sot, korrupsioni nuk ka krahasim. Dje, disa vjet më parë nënkuptoj korrupsioni ishte i gjithë-përhapur. Dje nuk bëheshe dot mësues sipas meritës në Shqipëri. Më parë ose duhet të të mbështeste partia në pushtet, apo të paguaje ose të kishe lidhje magjike farefisnore. Sot kjo nuk ndodh ose nëse ndodh është krejt minimale.

Sot që të bëhesh mësues, duhet të konkurrosh në një platformë dixhitale dhe sipas pikëve që merr, ti hyn ose jo. Dje, infermier nuk bëheshe pa pasur partinë, paranë ose krushqinë. Sot infermierët hyjnë në sistem me platformë dixhitale, ku testohen dhe rankohen sipas meritës. Dje nuk hyje në universitet nëse nuk ishe djali i dikujt me mbiemër të njohur”, u shpreh Rama.

Edi Rama nënvizoi se sot po bëhet një revolucion me shërbimet  ndaj qytetarëve, të cilat janë online.

“Sot po bëhet revolucion për shërbimet dixhitale. Ne së shpejti mund të kemi nivel të shërbimeve online në nivelin 95 për qind. Janë kursyer shërbimet fizike. Mbi 3 milionë dokumente janë dhënë online në Shqipëri. Nuk janë gjermanët më të ndershëm se shqiptarët gjenetikisht, sillini 40 gjermanë t’i çojmë tek Hipoteka e Vlorës. Duhet sistem”, vlerësoi Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303