23.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Pa patenta dhe të dehur, policia arreston 22 persona gjatë fundjavës

spot_img

Gjatë fundjavës, policia e shtetit ka arrestuar plot 22 drejtues automjetesh, të cilët pasi u kontrolluan disa u gjetën në gjendje të dehur, ndërsa disa të tjerë pa patenta. Policia ka bërë një njoftim në faqen zyrtare, ku shkruan se 19 prej tyre ishin në gjendje të dehur dhe 3 të pa pajisur me leje drejtimi.

Më tej, policia njofton se janë pezulluar 106 leje drejtimi, nga të cilat 59 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 36 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 11 për shkelje të tjera të ndryshme.

Sipas autoriteteve,  mbetet shqetësuese po aq dhe e rrezikshme, numri i personave që konstatohen duke drejtuar mjetet nën efektet e alkoolit.

Së fundmi, ata kanë vendosur 3561 masa të tjera administrative, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor./real-news.tv

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/460755397795893/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat