Pa patentë e siguracion, shqiptari “i pandreqshëm” përfundon në burg në Britani

Një korrier droge dhe emigrant i jashtëligjshëm u dënua me burg nga një gjykatë në Britani, sepse drejtonte një makinë pa siguracion e patentë, por jo vetëm.

Në foto: Shqiptari i arrestuar, Shkëlqim Meta

Shkëlqim Meta, 33-vjeç, u ndalua më 2 Shtator nga oficerët e policisë së North Yorkshire në autostradë pranë Wetherby Services për shkelje rrugore, por sapo iu afruan makinës së tij, efektivët ndjenë aromën e kanabisit ndaj dhe bënë i kontroll.

Brenda saj ata gjetën 7.32 kilogramë kanabis të llojit skunk, me vlerë rreth 70 mijë paund.

Shqiptari kishte qenë i dënuar më parë për një sërë akuzash, si dokument fals emigrimi, të dhënit makinës pa siguracion dhe pa patentë, në dy raste të ndryshme.

Teksa doli para gjykatës, pala mbrojtëse tha se Meta kishte rreth 6 vite që jetonte në Britani. Ai kishte punuar kryesisht në lavazh makinash dhe kishte bërë punë të tjera të ngjashme, pa tërhequr vëmendjen e policisë.

“Ai mund të ishte deportuar në çdo moment si emigrant i jashtëligjshëm në vend”, tha avokati mbrojtës.

Meta u pranoi akuzat për posedim kanabisi me qëllim shpërndarjen, dhënie të makinës pa siguracion dhe pa patentë.

33-vjeçari, i cili gjatë procesit gjyqësor u ndihmua nga një përkthyes, u dënua me 9 muaj burg dhe iu ndalua drejtimi i makinës për 15 muaj e gjysmë.

Lër një koment