Pa Shaqirin në Serbi, Liverpuli mposhtet nga Crvena Zvezda

liverpuli.jpg

Liverpuli ka pësuar një humbje befasuese në Serbi, ndaj Crvena Zvezdës.

Pa Shaqirin në skuadër, pasi trajneri Klopp vendosi që të mos e grumbullonte futbollistin kosovar që të shmangte çdo lloj episodi të pakëndshëm në Beograd, nënkampionët në fuqi të Evropës nuk treguan asgjë nga loja e tyre dinamike dhe u mposhtën pastër 2-0 nga serbët.

Golat për Crvena Zvezdën u shënuan nga Pavkov (22′ dhe 29′).

Me këtë humbje, Liverpuli vë në rrezik vendin e parë në grup, pasi Napoli dhe PSG kanë tashmë mundësinë për ta parakaluar në renditje.

Ndërkohë, Monaco e Thierry Henry është shkatërruar në shtëpi me rezultatin 0-4.

scroll to top