“Pa spital, dhe gjallë akoma”. Denoncimi i fortë i Avokatit: Pse zoti Rama, a është peng i tenderit të radhës?

rama.png

Avokati Elton Laska me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, teksa rrëfen se  një statusi në rrjetin social Facebook, teksa rrëfen se ç’po ndodh në Spitalin e Kurbinit, të dëmtuar rëndë nga tërmeti fatal I 26 nëntorit, ngre akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama. Sipas Laskës, e gjitha “loja” për tenderin po mban peng jetën e 70 mijë banorëve që për çdo hall shendetësor ose duhet të shkojnë në Lezhë, ose në Tiranë.

Denoncimi:

Pa spital, me “shtet” dhe gjallë akoma!

A është shëmbja e spitalit të Kurbinit, peng i tenderit të rradhës!

Godina e Spitalit të Kurbinit mori goditje fatale në termetin e 26 nëntorit dhe u vendos mbyllja e tij.

Aktualisht 74 mijë banorëve të Kurbinit u shërbehet në një godinë të improvizuar që nuk plotëson as kushtet minimale por shërben vetëm si ambulancë fshati.

Në një zonë ku aksidentet rrugore marrin çdo ditë jetë njerëzish, ku vrasjet janë kthyer në një problem duke qënë se komisariati ekziston vetem si godinë, nuk ka spital. Kjo është paradoksale dhe vetëm rilindja mund t’i bëjë dhurata të tilla Kurbinit, zonë që falë krimit e bandave e drejton prej një dekade.

Janë me dhjetëra qytetarë që detyrohen të shkojnë në Tiranë ose ata më me fat në Lezhë për të marrë shërbimet mjekësore bazë.

Kjo është një çmenduri që mund të ndodhë vetëm në Shqipëri, ku paratë e destinuara për shëndetësinë shkojnë për oligarkët.

Godina e spitalit të Kurbinit nuk është shëmbur siç ndodhi me pallatet pasi ende nuk është gjetur sekseri që do ndërmjetësojë me kompaninë e cila do ndërtojë spitalin e ri e të financoje fushatën e radhës!

Mosshëmbja e godinës do të thotë se ende nuk ka një plan për ndërtimin e spitalit të ri, pavarsisht se KM-ja na prezantoj para disa muajsh një 3D që humbi pa namë e pa nishan.

Jeta e mbi 70 mijë banorëve të Kurbinit nuk është më e rëndësishme se ai që do marrë tenderin për spitalin e ri. Kjo është “Rilindja e Shëndetësisë” Shqiptare.

Unë e di se sot bluzat e bardha në Kurbin po bëjnë të pamundurën t’u gjënden pranë qytetarëve, por shteti i ka braktisur.

Pse në Kurbin nuk u shemb spitali zoti Rama, çfarë është me e rëndësishme se jeta e banorëve të kësaj zone për ju?

Kurbini sot është njësoj si me 27 nëntor, një ditë pas termetit tragjik që shumë banorëve të kësaj treve u mori gjithçka kishin, shto këtu edhe Covid-19 dhe “fitoret” e luftës!

Po të mos ishte për Kishën dhe shoqatat humanitare, Kurbini do ishte përballur më një krizë sociale të frikshme.

Për qeverinë Shqiptare, Kurbini është vetëm streha e dy-tre milionerëve që financojnë Ramën nëper fushata. Por, ai gabohet dhe shumë shpejt Kurbinasit do t’i japin përgjigjen e duhur.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303