fbpx

“Pa të drejtë nuk është por…”. Këngëtarja flet për arrestimin e Zogut, ja ç’thotë

Këngëtarja shqiptare Silvana Dillapi ka qenë dje e ftuar në emisionin ‘Vizioni i Pasdites’ ku ka folur dhe për marrëdhënien e saj me Hermes Nikaj ose siç njihet ndryshe Zogu i Tiranës.

Silvana u shpreh se ka patur shumë miqësi me Zogun, por ai nuk kishte hapur kurrë biseda të tilla.

“Unë kam pasur një lidhje shumë të mire dhe nuk i kam servirur këtë pjesën që është bërë tabu në Shqipëri dhe nuk më ka hapur ndonjëherë nga këto lloj bisedash. Unë kam pasur marrëdhënie të mirë dhe më vjen keq. Edhe pa të drejtë ndoshta nuk është, por edhe të të mbajnë kot.

Po prapë më vjen keq sepse edhe kaq rëndë nuk besoj që ka qenë. Nuk kam kontaktuar me të se nuk kam pasur mundësi se ku të kontaktoj. Kisha dëshirë të bisedoja me mamanë e tij se kam patur shumë shoqëri por nuk kam rënë në kontakt akoma. I uroj të dalë sa më shpejt”, është shprehur Silvana Dollapi.