fbpx

Pa u tharë ende lotët për vëllanë, Braçe detyron Lelin të dalë në punë

dritan.png

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli është shfaqur sot publikisht, një ditë pasi përcolli për në banesën e fundit vëllanë e tij, Eduard Leli, i cili u nda nga jeta parakohe, për shkak të një sëmundje të rëndë.

I detyruar nga vizita e Erion Braçes në Vlorë, dhe nga përkujtimi për çlirimin e qytetit, Leli është shfaqur sot me kokën ulur në event, ndërsa dhembja që ndjen për  të vëllanë i shfaqet ende në fytyrë.

Prej disa javësh Eduard Leli kishte qenë i rënduar për shkak të sëmundjes, saqë Leli e kishte shprehur këtë dhe në ditën kur u dogj makina me të cilën lëvizte. “Nuk më intereson fare”, kishte deklaruar Leli pas djegies së mjetit Range Rover, duke lënë të kuptohet se familja ishte më e rëndësishme se gjithçka tjetër.

Kujtojmë se Braçe e ka nisur vizitën e tij në qytetin e Vlorës me një inspektim blic në Kadastrën e qytetit, ku vetëm në muajt e fundit janë larguar tre drejtues.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303