fbpx

Pacienti bën tatuazh në shpinë mjekun që i shpëtoi jetën

mjeku.jpg

Një 42-vjeçar që vuante nga kanceri i zorrës së trashë dhe shpëtoi pas operacionit, vendosi që të bëjë tatuazh fytyrën e mjekut që i shpëtoi jetën në shenjë mirënjohjeje.

Ngjarja ndodhi në Argjentinë, në krahinën e Kordobës. Nano Salguero, një burrë që jeton në një fshat në një provincë të Argjentinës, u vizitua nga mjeku i përgjithshëm që e kishte diagnostikuar me tumor në zorrën e trashë dhe e kishte këshilluar që të shkonte në spitalin e kryeqytetit. Në spitalin e Kordobës, Nano takoi mjekun Paul Lada, një onkolog me eksperiencë 42-vjeçare.

Pasi e bëri operacion, mjeku e mbajti në survejim pacientin e tij derisa e kuroi totalisht.

Në shenjë mirënjohjeje, Nano bëri tatuazh në shpinë fytyrën e mjekut Paul Lada.

“Do të jem gjithmonë mirënjohës ndaj tij dhe ekipit të mjekëve. Hyra në klinikë shumë i sëmurë dhe dola shëndoshë e mirë. Mu deshën dy muaj që të bëj tatuazhin, por ishte minimumi që mund të bëja përballë humanistit të mjekut që më kuroi”, thotë Salguero.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *