33.5 C
Tirana
E premte, 19 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Pacienti britanik shërohet nga HIV pas trajtimit të qelizave staminale

spot_img

Një britanik është bërë personi i dytë në mbarë botën që është pastruar nga virusi HIV pasi iu transplantua palca e eshtrave nga një dhurues rezistent ndaj këtij virusi.

Pothuajse tri vite pas këtij transplanti, që u dhurua nga një donator me një mutacion të rrallë gjenetik që i rezistonte infeksionit HIV, dhe 18 muaj pas terapisë, testet treguan se nuk ka asnjë shenjë të infeksionit vdekjeprurës.

Udhëheqësi i grupit të doktorëve të cilët u morën me mjekimin e pacientit deklaroi se është ende herët për të thënë që pacienti është pastruar plotësisht, pasi mbikëqyrja do të vazhdojë.

Ky është rast i njëjtë si ai i njohur si “Pacienti i Berlinit”, amerikani Timothy Brow që iu nënshtrua së njëjtës terapi dhe rezultoi me shërimin e plotë të tij.

SIDA i ka marrë jetën e 35 milionë njerëzve në mbarë botën që kur u shfaq për herë të parë në vitin 1980 dhe 37 milionë të tjerë llogariten të jenë të infektuar me HIV./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat