fbpx

“Pacienti ra nga krevati, unë e kapa nga këmbët”. Flet mjeku që u dhunua brenda në Spital: S’është hera e parë që më ndodh

petriti.jpg

Mjeku i urgjencës së QSUT, Petrit Gjorgji i cili u godit nga një i afër i nmjë pacienti të shtruar në spital, ka folur për ngjarjen duke thënë se do ta ndjekë çështjes pasi ky është një rast i përsëritur ndaj tij.

“Kishim një pacient për veshkat. Në një moment ka rënë nga krevati dhe me ndihmën e kolegëve të tjerë kemi shkuar për ta ndihmuar. Për ta ngritur, unë e kapa jo të gjithë trupin, por nga këmbë, për shkak të pozicionit dhe e vendosëm sërish në krevat.

Një i afërm, që nuk po i shërbente e pa dhe ka ardhur më ka goditur nga pas. Ndërhynë mjekët dhe infermierët. Denoncova dhe erdhi policia që e ka marrë”, thotë mjeku.

Gjorgji rrëfen më tej për abc se ky është rast i përsëritur për të. Sipas mjekut kjo nuk mund të ndodhë me bluzat e bardha.

“Është rast i përsëritur për mua. Më ka ndodhur edhe në vitin 2004. Kjo nuk mund të ndodhë me bluzat e  bardha. Unë do e ndjek çështjen, duhet të bëhet drejtësi”, u shpreh mjeku.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303