Pacolli: Serbia po përhap lajme të rreme të cilat po “hahen” edhe në Kosovë

behgjet-pacolli1-780x439.jpg

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ndaj obstruksioneve, të cilat Serbia i projekton kundër afirmimit ndërkombëtar të Kosovës, duke thënë se bëhet fjalë për një nënshtrim të mediave në Beograd nga Qeveria e Serbisë.

Ai në një status në Facebook shkruan se presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq punojnë me zell, me përdorimin e lajmeve të rreme në Serbi, por ajo çfarë befason është se një pjesë e këtyre mediumeve dhe lajmeve të rreme, merren si burim në rajon, madje edhe Kosovë, pa u filtruar.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303