Padia e Ramës ndaj Haradinajt/ Vjen reagimi i Bashës: Akt i ulët që turpëron Shqipërinë

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar në rrjetin social ‘Facebook’ me anë të një statusi në lidhje me padinë e kryeministrit Rama  ndaj Ramush Haradinajt.

Ai shkruan se padia është një akt i ulët që turpëron Shqipërinë

Postimi i Bashës:

Pseudo-padia e Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, akt i ulët që na turpëron të gjithëve. Akt-padia meriton refuzimin dhe revoltën legjitime.  Është turp i pakapërdishëm që Ramush Haradinaj, pas gjakut të tij dhe familjes së tij për çlirimin e Kosovës, pas betejave me akuzat e montuara të Beogradit, të përballet me pasojat e degjenerimit dhe vasalitetit të Edi Ramës.

Ky akt i ulët që na turpëron të gjithëve meriton refuzimin dhe revoltën legjitime ndaj një kryeministri të dështuar fund e krye dhe ndaj falimentimit të tij politik dhe moral para Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar

Padia e Kryeministrit Rama ndaj Haradinajt ka shkaktuar reagime të shumta, ndërsa Kryeministri i Kosovës ka paralajmëruar se do t’i përgjigjet me një kundër-padi.