Padia ndaj Ervin Bushatit, PD thirrje urgjente SPAK: Mos i zvarrit hetimet….

Partia-Demokratike-PD-Selia.jpg

Partia Demokratike ka reaguar fill pas regjistrimit nga SPAK të padisë së ngritur nga selia blu për Ervin Bushatin, duke kërkuar që SPAK të mos zvarrisë hetimin dhe të mos zhgënjejë pritshmëritë e qytetarëve.

NJOFTIMI NGA PD

Kur bëhet fjalë për të fshehur pasurinë, deputeti dhe Kryetari i PS për Tiranën, Ervin Bushati, është kopje e shefit të tij të madh Edi Rama dhe e shefit të tij më të vogël, Erion Veliaj.

Ai po hetohet nga SPAK për 2 vepra penale, në lidhje me mosdeklarimin e pasurisë dhe fallsifikimit të dokumentave për rreth 3100 m2 në Tiranë, Qerret dhe Sarandë.

SPAK nuk duhet ta zvarrisë më hetimin! SPAK nuk duhet të zhgënjejë pritshmërinë e qytetarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë!

Kushdo duhet të përgjigjet penalisht për abuzimet me detyrën dhe besimin e qytetarëve. Çdo qindarkë e vjedhur duhet t’i kthehet qytetarëve

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303