Padia nga Meta, Ardian Dvorani thirret nesër në Prokurori, do të merret në pyetje

1548798023_ardiandvorani.jpg

Nesër do të thirret në Prokurori, Ardian Dvorani për tu marrë në pyetje pas padisë nga presidenti Ilir Meta.

Sipas informacioneve bëhet me dije se prokurori Alket Mersini i ka dërguar ftesë Dvoranit që të jetë i pranishëm në Prokurori në orën 10:00.

Dvorani do të merret në pyetje në lidhje me akuzat që i i janë bërë nga Presidenti Ilir Meta.

Presidenti  Ilir Meta dha sot dëshminë e tij në Prokurorinë e Tiranës për afro 50 minuta, i shoqëruar nga këshilltari ligjor Bledar Dervishi dhe zëdhënësi i tij Tedi Blushi. Sipas Kreut të Shtetit rasti është tmerrësisht flagrant. Ai theksoi se shpreson që Prokuroria të mos jetë nën presione politike dhe të bëjë punën e saj me profesionalizëm.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303