20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Maj, 2024

TË FUNDIT

Padia për shpifje, Balla: Basha ka fobi nga gjykatat

spot_img

Shtyrja e seancës për në datën 23 tetor ora 12:00 është bërë për t’i dhënë mundësi prokurisë të jetë i pranishëm në proces.

Balla ishte i pranishëm seancë, ndërsa kreu i PD përfaqësohej nga avokatët Ivi Kaso dhe Gazment Bardhi.

Kreu i grupit parlamentar, Balla tha se Lulzim Basha ka fobi nga gjykatat.

Taulant Balla: 

Unë e di që shumë qytetarë thonë që ja këtë punë kanë, nuk merren me hallet e njerëzve, por merren me njëri-tjetrin.

Por besoj se sot po i bëjmë një shërbim politikës shqiptare për të ndarë përfundimisht shpifësit nga e vërteta dhe në rastin në fjalë unë e dija dhe ju e dini që Basha ka fobi nga këto godinat dhe nuk e di që do të paraqitet, pavarësisht se burrirësht duhet të vijë të përballet.

Unë do ti shkoj deri në fund këtij procesi dhe jam i bindur që në fund do të fitoj një vendim gjykate që nuk do të më vlejë vetëm mua, por edhe PD.

Kur ne thamë që Berisha i la PD Bashës në dorë si një lodër dhe ky kalamani po e thyen lodrën dhe e ka shndërruar PD në një kinostudio Babalesh. Sot është shndërruar nga një puntatë në një puntatë tjertër.

Edhe avokati i Ballës tha se Basha duhet të provojë pretendimet e tij.

Lulzim Basha ka shpifur kur ka akuzuar Tauland Ballën se ka lidhje me paratë që u kapën në Durrës. Lulzim Basha duhet të provojë pretendimet e tij

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat